INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maturantë vëmendje! Ja proçedurat që duhet të ndiqni për aplikimin në universitet

Maturantë vëmendje! Ja proçedurat që duhet të ndiqni për aplikimin në universitet

Publikuar më: 13:50 03-07-2019

Maturantët janë njohur me notat e provimeve dhe tani për ta nis një fazë tjetër po kaq e rëndësishme. Këto ditë maturantët duhet të mendojnë profesionin e së ardhmes dhe të përllogarisin pikët që kanë në baze të mesatares së gjimnazit dhe rezultateve në provime.

Pas kësaj, duhet t`i drejtohen portalit U-albania, ku duhet të identifikohen me numrin personal dhe atë të maturës. Hapi i parë është printimi i faturës prej 2 mijë lekësh, pagesë që kryhet në postë apo në bankat e nivelit të dytë deri ne 25 korrik.

Pas dorëzimit të mandat-pagesës në shkollë, sekretaritë e shkollave duhet të japin konfirmimin brenda datës 26 korrik.

Aplikimi në institucionet e arsimit të lartë do të nis më 31 korrik.

Procedura do të jetë online, po në portalin U-albania, ku në bazë të pikëve, maturantët mund të rendisin deri në 10 preferenca ose thënë ndryshe 10 programe studimi në universitetet publike apo private.

Për plotësimin e tij, ata do të kenë afat deri më 5 Gusht.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605