INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maturantë shpejtoni! Publikohen listat e fituesve të Fakultetit të Ekonomisë

Maturantë shpejtoni! Publikohen listat e fituesve të Fakultetit të Ekonomisë

Publikuar më: 12:33 27-08-2019

Sot janë publikuar listat e maturantëve fitues të fazës së parë në katër degët e Fakultetit të Ekonomisë. Në këtë fakultet këtë vit kanë aplikuar 21.523 maturantë dhe nisur nga 2-15 shtator është faza e parë e regjistrimit. Dekani i këtij fakulteti, Dhori Kule u kërkoi maturantëve që nuk do e shohin emrin në listë të mos shqetësohen pasi do të jenë 7 faza 48 orëshe për të gjitha vendet që do lirohen.

“Sot publikohen listat. Deri në 30 gusht do t’i shohin rezultatet. Nëse konfirmohen pasaktësi kanë të drejtë ankimimi deri në 30 gusht. Nga 31-1 shtator shpallen rezultatet e ankimimeve. Raundi i parë fillon me 2 shtator-15 shtator. Ka 7 faza 48 orëshe, të mos shqetësohen që fazën e parë apo të dytën nuk e shohin veten fitues. Shpërndarja e më të mirëve do të bëjë që të vijë radha në fazat e tjera”, tha Kule.

Këtë vit nisja e mësimdhënies tek Fakulteti i Ekonomisë do të ketë një risi. “Këtë vit Ekonomiku do të fillojë me nga një grup leksionesh për të gjitha degët mësimdhënie në gjuhën angleze", shtoi Kule.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877