INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Kur hyre në BBV m’u mor fryma

Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Kur hyre në BBV m’u mor fryma

Publikuar më: 14:18 21-07-2026

Moderatorët Mateo Borri dhe Brikena Selmani, të cilët iu bashkuan emisionit \"Top Arena\" gjatë Botërorit 2026, ndanë me publikun detaje nga historia e tyre e dashurisë në një intervistë me nota romantike.

Gjatë bisedës, çifti foli për mënyrën se si është të punojnë së bashku në të njëjtin program, ndërsa rikujtuan edhe fillimin e njohjes së tyre në \"Big Brother VIP 5\".

Mateo Borri u shpreh se prania e partneres në të njëjtin ambient pune e bën përvojën më të veçantë, edhe pse, sipas tij, ndonjëherë i shpërqendrohet vëmendja.

Mateo: \"Të jesh me partneren në një program, në një punë, të jep një kënaqësi e ngrohtësi tjetër. Ka gjërat e veta të bukura, kur vijmë bashkë, bëhemi gati bashkë, gjithçka bashkë. Pjesa e keqe është se kur unë jam në punë e kam mendjen tek ty, ky është i vetmi problem, unë më shumë e kam mendjen tek ty se sa tek të ftuarit.\"

Nga ana e saj, Brikena e cilësoi këtë si diçka pozitive dhe e pyeti partnerin se cili kishte qenë reagimi i tij kur e pa të bëhej pjesë e shtëpisë së \"Big Brother VIP\".

Brikena: \"Kjo është gjë shumë e bukur në fakt, vetëm problem që nuk është. Cili ka qenë mendimi yt i parë kur e ke parë që jam future në BBV?\"

Në përgjigjen e tij, Mateo tregoi se hyrja e Brikenës në reality shoë ndryshoi mënyrën se si ai e shihte rrugëtimin e tij në program.

Mateo: \"Di që për një moment më është marrë fryma, kam patur emocione e siklete të ndryshme, duke e ditur që unë do të hyja. Momentin që të kam parë ty, kam kuptuar që rrugëtimi im do të kishte ndryshuar komplet, pasi e dija që kur të hyja brenda se 'është një shprehje se aty ku ka shkëndija ka edhe zjarr'. Unë kisha ardhur më bidona me benzinë me vete se dija që zjarri ishe ti.\"

Intervista solli një anë më personale të dy moderatorëve, të cilët ndanë me publikun kujtime nga fillimi i lidhjes së tyre dhe mënyrën se si marrëdhënia është forcuar si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale.