INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Mateo dhe Brikena i kalojnë pushimet bashkë?

Mateo dhe Brikena i kalojnë pushimet bashkë?

Publikuar më: 15:00 30-07-2026

Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë një nga çiftet më të komentuar që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”. Lidhja e tyre ka patur shumë ulje dhe ngritje, madje në një moment pranuan se ishin ndarë.

Por gjatë një puntate të “Top Arena”, pasi Mateo i bëri një suprizë Brikenës, gjërat ndryshuan mes tyre dhe ata u ribashkuan.

Madje tani duket se ata janë më të dashuruar se kurrë. Pas përfundimit të “Top Arena”, ku të dy kishin rubrikat e tyre me të ftuar të ndryshëm, duket se kanë nisur pushimet së bashku.