INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mashtroi qytetarë e banka, arrestohet administratori i spitalit privat në Tiranë

Mashtroi qytetarë e banka, arrestohet administratori i spitalit privat në Tiranë

Publikuar më: 10:24 23-05-2018

Administratori i një spitali privat në është arrestuar paraditen e sotme.

Mësohet se Lefter Sulkaj administrator i spitalit Gjerma në Tiranë ishte në kërkim për veprën penale “Mashtrim”.

Ai ka mashtruar një numër të lartë personash, por edhe 4 banka të nivelit të dytë. Mashtrimi përllogaritet në një vlerë prej 2 milion euro.

Në 2017 ka qenë një shtetas dhe një bankë e nivelit të dytë, që kanë denoncuar në Prokurorinë e Tiranës, biznesmenin Lefter Sulkaj.

Më pas, në emër të tij janë regjistruar edhe kallëzime për mashtrim nga persona të tjerë.

Prokurori i çështjes, një vit më parë i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, masën e sigurisë “Arrest me burg” për Lefter Sulkaj, për shkak të veprës penale që ai dyshohet se ka kryer.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328