INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masazhatori kinez zbulon sëmundjet për të cilat trajton vipat shqiptarë [FOTO]

Masazhatori kinez zbulon sëmundjet për të cilat trajton vipat shqiptarë [FOTO]

Publikuar më: 15:56 30-06-2017

Doktorin kinez Wu Junming është një emër mjaft i njohur për vipat shqiptarë. Ai ka nisur ta ushtrojë profesionin e tij  në Shqipëri që në vitin 2006.  

Ai ka shumë vite që ushtron mjekësinë kineze në Kinë. Një mik i tij nga qyteti Shenyang kishte një biznes në Shqipëri dhe i sugjeroi të hapte një klinikë të mjekësisë kineze në Tiranë. Për 10 vjet ai ka punuar në këtu dhe vitin e kaluar, për shkak të restaurimit të stadiumit, qendra u mbyll dhe nuk u rihap. Prandaj, ai vendosi të hapte një klinikë të tijën.

Një majë e hollë gjilpëre në dorën e mjeshtrit kinez bëhet gati. Pas tre sekondash, kur mjeshtri kanë duart e tij katër gjilpëra fillon puna. Së pari, ai gjen pikat e dobëta mbi shpatullat e pacientitdhe  nis punën.

Gjilpërat, 6 centimetër të gjata, futen nën lëkurën e pacientit që i nënshtrohet trajtimit, por mjeshtri kinez kujdeset që t'i pjerrtësojë. Ëu Junmin është aq i shpejtë, saqë pacienti nuk ndjen asnjë dhimbje.

Ai ka trajtuar jo vetëm qytetarë të thjeshtë, por edhe shumë personazhe të fushave të ndryshme, përfshi politikanë.

"Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka probleme me mesin. Ai kishte provuar shumë trajtime mjekësore në spitale të tjera, por pa rezultate të dukshme. Ai erdhi tek unë për trajtim dhe konkretisht iu nënshtrua 5 trajtimeve në klinikën time, duke përfshirë akupunkturën dhe masazhin.

Personalitet të tjerë janë ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, i cili vuan nga problemet me qafën, po ashtu aktori i mirënjohur shqiptar Timo Flloko me bashkëshorten e tij, por nuk kanë munguar dhe këngëtarët, peshëngritësit, drejtuesit e njohur të programeve televizive, madje dhe një turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë vijnë tek unë." 

kinezi_21498826286.jpg

kinezi_51498826290.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318