INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakrohen fëmijët në Tanzani, arsyeja: Ritualet e magjisë

Masakrohen fëmijët në Tanzani, arsyeja: Ritualet e magjisë

Publikuar më: 17:45 31-01-2019

Dhjetë fëmijë të vegjël janë rrëmbyer dhe vrarë në Tanzaninë jugore dhe organet e tyre janë hequr për t’u përdorur në ‘ritualet e magjisë’.

Lajmi i tmerrshëm është konfirmuar nga zyrtarët në Tanzani, të cilët kanë bërë të ditur se viktimat janë të moshës midis 2 dhe 10 vjeç.

Ata u rrembyen  nga shtëpitë e tyre në fillim të muajit janar. Ata u gjetën me disa pjesë të trupit të hequra, duke përfshirë veshët, gjuhën, dhëmbët dhe organet gjenitale.

“Këto vrasje janë të lidhura me praktikat e magjisë, sepse ka një tendencë për krime të tilla, ku herbalistët u kërkojnë njerëzve të marrin këto pjesë njerëzore për ritualet  e tyre”, u shprehen zyrtarët për CNN.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494