INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në Elbasan/ Kush është turku që u vra mbrëmë, lidhja e tij me dy viktimat... [FOTO]

Masakra në Elbasan/ Kush është turku që u vra mbrëmë, lidhja e tij me dy viktimat... [FOTO]

Publikuar më: 13:25 30-12-2018

Erdal Durunay, personi që shihni në këtë foto, është turku që mbeti viktimë e atentatit të mbrëmshëm në Elbasan, bashkë me familjarët Endrit Dylgjeri dhe Arben Dylgjerin.

Atyre iu bë pritë pranë Metalurgjikut, pasi kishin dalë nga lokali dhe teksa ishin me një automjet tip “Range Rover”.

Autorët, ende te paidentifikuar qëlluan me breshëri 20 herë me kallashnikov. Ne vend mbeten te vdekur Endrit Dylgjeri dhe Arben Dylgjeri, kurse turku ndërroi jetë rrugës teksa e çonin në spital.

Burime për mediet  bëjnë me dije se ai kishte pak kohë që kishte ardhur ne Elbasan, me qëllimin për të festuar aty së bashku me miqtë e tij festen e ndërrimit të viteve. 

Ai kishte lidhje të forta miqësore me nipin, lidhje qe thuhet se ishin krijuar që në Hollandë.

Dyshohet se edhe turku, viktima e tretë e atentatit të mbrëmshëm ka qenë i përfshirë në trafik droge, por policia ende është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që çuan në ketë masakër.

turkuuu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322