INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Masa të rrepta për udhëtimet në vendet e zonës Shengen [VIDEO]

Publikuar më: 14:58 07-04-2017

Nga sot edhe shqiptarët duhet të bëjnë më shumë kujdes, kur udhëtojnë në Europë, pasi hyn në fuqi urdhëri për kontrolle më të rrepta të udhëtarëve në vendet Shengen. Edhe pse kjo masë e shtuar aplikohet kryesisht për terroristët dhe vendi ynë nuk bën përjashtim, pasi mendohet se rreth 140 shqiptarë po luftojnë në shtetin e ashtëquajtur islamik dhe mund të qarkullojnë në kohë të ndryshme dhe në vendet europiane. Po masat do të aplikohen dhe për udhëtarë të tjerë.
Rregulli i ri i detyron shtetet anëtare të Shengenit që janë të rrethuar me shtete që sjanë antare të BE, t'i krahasojnë të dhënat që kanë me listat e personave në kërkim. Të dhënat e personave që hyjnë e dalin do të krahasohen edhe me listën e dokumentave të humbura apo të vjedhura.

Ndryshimet mund i mësoni në lajmin e IN News…

 

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104