INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Martesa 18-vjeçare e Eneda Tarifës, dalin detaje të reja që nuk i dinim...[FOTO]

Martesa 18-vjeçare e Eneda Tarifës, dalin detaje të reja që nuk i dinim...[FOTO]

Publikuar më: 09:48 23-01-2018

Në rrethet e miqve të tyre ata quhen “çifti i lashtë”, pasi kishin një jetë bashkë.

Mediat shkruan vetëm pak ditë më parë për ndarjen e këngëtares Eneda Tarifa nga partneri i saj prej 18 vitesh, muzikanti Erjon Zaloshnja, i cili në fillimet e njohjes, në ndonjë intervistë, kur e pyesnin për Enedën, shprehej: “Ajo është muza ime”.

Ishte janari i vitit të kaluar 2017, kur Eneda u nda nga banda e bashkëshortit të saj në club-in “Rock Stock” për të kënduar në një tjetër club në Durrës, e pavarur nga ai, kësaj here në bashkëpunim me Sidrit Bejlerinm shkruan Panorama Plus.

Që nga ajo periudhë, ajo nuk është parë më pranë partnerit të saj, bashkëjetesë nga e cila ka një vajzë, Arian.

Sipas medieve, çifti nuk shihen më bashkë dhe mesa duket, i kanë ndarë rrugët me njëritjetrin, në të gjitha aspektet, edhe si ortakë, pasi dihej, që prej vitesh ishin bashkëpronarë të club-it të njohur në Tiranë, por as këtë sezon, Eneda Tarifa nuk këndoi në këtë lokal. Lajmi për ndarjen e tyre u ngacmua nga fakti që të shtunën, Erjon Zaloshnja organizoi mbrëmjen inaguruese të sezonit, por partnerja e tij shumëvjeçare në jetë dhe në biznes jo vetëm që nuk këndoi, por nuk u pa fare në club.

Nga ana tjetër, po të shohësh profilin në “Instagram” të Enedës, ku duket që është aktive, sheh vetëm foto të saj dhe të vajzës, por asnjë me partnerin.

Vetë ajo i parapriu lajmit me anë të një statusi në “Facebook”, të cilin e postoi më 1 Janar, ku shfaqet e vetme në foton ku shijon një gotë verë dhe ku flet për dështime e fitore. “E piva për 2017-ën, me të këqijat e të mirat që mbarti. E rëndësishme është që çdo situatë ta kalojmë me ballin lart, me forcë, më përgatitje shpirtërore e profesionale. Keep it up people! 365 ditë të reja, 365 shanse të tjera vajzë”, shkruante vetë Eneda, ku lë të kuptohet se, tashmë, është beqare.

 Nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndodhur mes çiftit, por, burime të afërta, tregojnë se Eneda është larguar nga shtëpia ku jetonin bashkë, për të nisur një jetë të re me vajzën.

Ndërkohë, në “Facebook”-n e Erjon Zaloshnjës, gjenden ende foto me Enedën, të para dy viteve ku ata shfaqeshin shumë romantikë dhe të dashuruar pranë njëri-tjetrit, pasi, mesa duket, kanë qenë në ditët e tyre më të mira si çift. Çifti që s’u martua kurrë dhe fundi i lidhjes si bashkëpunëtorë biznesi në mars të këtij viti, Eneda Tarifa feston 35-vjetorin, por ishte vetëm 17 vjeçe kur nisi historinë e dashurisë me kompozitorin e këngëve të saj të para, që ishte disa vite më i madh se ajo.

Për këngëtaren e rrymave, pop, r&b e rock dhe njëkohësisht prezantuesen televizive, karriera do të ecte paralelisht me historinë e saj të dashurisë, që nga vitet 2000.

 Edhe pse kanë pasur disa ndarje të vogla, nuk dihet pse kjo ndarje e madhe erdhi pikërisht në momentin që u bënë bashkëpunëtorë të një clubi të njohur në Tiranë, të cilin e hapën bashkë me Elton Dedën.

Erjoni njihet për profil të ulët në publik, kështu që për historinë e tyre të gjatë ka folur ndonjëherë Eneda, e cila, pyetjes se kur do të martohen, i është përgjigjur se kishin dëshirë që maksimumi të bënin ndonjë festë për qejf me miqtë e tyre.

Nuk dihet, nëse pas lindjes së vajzës kanë organizuar ndonjë ceremoni private, duke u nisur nga fakti që në rrjetet sociale nuk është publikuar asnjë foto apo video.

Edhe pse ishin një ndër çiftet më jetëgjatë mes personazheve shqiptarë, prej kohësh përflitej se historisë së dashurisë mes Eneda Tarifës dhe Erjon Zaloshnjës i ka ardhur fundi. Bashkë prej gati dy dekadash, duket se çifti shqiptar nuk do të shfaqet tani më si çift në sytë e publikut.

Prej vitesh bashkëpronarë të klub-it në kryeqytet, çelja e sezonit të ri e ka gjetur Enedën larg këtij biznesi, ndërsa Erjoni ka vazhduar punën njësoj si më parë. Tarifa u pa në fillim të këtij viti duke kënduar në një nga lokalet konkurrente, gjë që tregon më shumë për ndarjen mes tyre.

Dashuria e muzikantëve u duk se u përforcua më shumë me lindjen e vajzës, Aria, por duket se gjithçka tashmë ka shkuar drejt fundit.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjë prej personazheve, por mosprania e tyre si çift në evente të ndryshme apo dhe thjesht në përditshmëri, ka bërë që të mos ketë më vend për dyshime. Panoramaplus

w45yw45.jpg

w5yw45_4.jpg

sdtry_34.jpg

rth_w45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318