INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja bërthamore, Irani paralajmëron SHBA-në

Marrëveshja bërthamore, Irani paralajmëron SHBA-në

Publikuar më: 14:07 22-04-2018

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë se Washingtoni duhet të “ndryshojë qëndrim” përpara se të nisin negociatat për disa qytetarë amerikanë që janë të burgosur në Iran.

Negociatat janë “një mundësi, sigurisht nga perspektiva humanitare, por kërkon një ndryshim të qëndrimit”, ka thënë Zarif për televizionin CBS.

“Është e rëndësishme për administratën e Trumpit që të tregojë aftësi se mund të përfshihet në një dialog të respektueshëm”, ka shtuar  Zarif.

“SHBA duhet të mësoj se si të trajtojë shtetet e tjera sovrane, posaçërisht ato shtete që ekzistenca e tyre nuk varet nga Shtetet e Bashkuara”, tha ministri i Jashtëm iranian.

Të paktën pesë amerikanë janë të burgosur në Teheran dhe janë dënuar nën akuza për spiunazh.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723