INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marina amerikane e pranon: Videot e UFO-ve janë të vërteta

Marina amerikane e pranon: Videot e UFO-ve janë të vërteta

Publikuar më: 12:26 19-09-2019

Marina amerikane më në fund e pranoi se pamjet filmike që tregojnë objekte të supozuara si jashtëtokësore duke lëvizur në ajër, janë të vërteta.

Zyrtarët thonë se nuk e dinë se çfarë janë saktësisht objektet në fjalë. Tre klipet e deklasifikuara ushtarake ishin shënuar si “fenomene ajrore të paidentifikuara”, konfirmoi për CNN zëdhënësi i marinës, Joe Gradisher.

Videot e publikuara në mes të dhjetorit 2017 dhe marsit 2018 nga “To The Stars Academy of Arts & Sciences”, tregojnë objektet e zgjatur që lëvizin shumë shpejt e që janë arritur të diktohen falë sensorëve të përparuar infra të kuqe.

Dy prej videove përmbajnë edhe regjistrim audio të bisedës së pilotëve amerikanë, të cilët nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë kanë përpara syve.

Article Logic
Execution time: 0.0031418800354004