INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marifeti fotozhenik që Kendall Jenner përdor në çdo pozë [FOTO]

Marifeti fotozhenik që Kendall Jenner përdor në çdo pozë [FOTO]

Publikuar më: 15:06 17-07-2017

Nuk është çudi që Kendall Jenner duket gjithmonë mahnitëse.

Stili i saj është një plus, por poza fotozhenike e bën të duket edhe më mirë para aparatit fotografik. Nëse vini re me vëmendje, do të dalloni që ajo përkul pak kokën nga ana e djathtë dhe zgjat qafën. Pse funksionon ky marifet?

Fotografi Steve Granitz (që e ka fotografuar atë disa herë) shpjegon se ky marifet e bën të duket më elegante dhe më e re. Mendoni për këndet, kur i dilni aparatit para dhe drejt, shpeshherë rezultati nuk është i kënaqshëm, ndërsa kur anoni kokën dhe ulni mjekrën, i jepni tipareve të fytyrës forma më të thella. Kjo pasi zhdukni hijet, të cilat e bëjnë fytyrën të duket më e zgjeruar, zmadhuar dhe pa ngjyrë. Në vend të kësaj, bëni atë që Kendall bën. Provojeni dhe na thoni që nuk kishim të drejtë.

collage.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537