INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Maria” godet sërish, Republika Domenikane preh e radhës

“Maria” godet sërish, Republika Domenikane preh e radhës

Publikuar më: 10:36 22-09-2017

Një ndër uraganet më të fuqishme që ka goditur territoret e Amerikës godet sërish sot në  Republikën Domenikane. Shirat dhe erërat e furishme ishin të pranishme, por jo me fuqi maksimale.

Pas dëmeve të shkaktuara më parë, tani shkatërrimin e rradhës po e bën në një pikë turistike shumë të populluar që quhet Punta Cana.

“Maria” tani po i drejtohet ishujve Turks e Caicos dhe juglindjes së atyre Bahamas, duke i kërcënuar edhe ata me det të trazuar. Kur u përplas mbi Porto Riko si uragan i kategorisë së katërt, “Maria” ishte stuhia më e fuqishme që fshikullonte territorin amerikan në më shumë se 90 vjet, duke shkaktuar përmbytje masive e duke lënë pothuajse të gjithë ishullin pa energji elektrike. 

Article Logic
Execution time: 0.0032799243927002