Diego Armando Maradona nuk po e përjeton fare mirë ndarjen nga gruaja e tij Rocio Olivia pas 6 vitesh së bashku.
Së fundmi ish-partnerja e tij ka bërë edhe disa kërkesa ekonomike dhe ligjore, të cilat legjenda e futbollit i ka refuzuar në mënyrë kategorike. Puna ka arritur deri aty sa në një emision ku Olivia ka qenë e ftuar, Maradona ka ndërhyrë në një lidhej telefonike duke i’u drejtuar me disa fjalë të rënda:
“Nuk jam një njeri që rreh gruan, por dua, t’ia pres kokën. Ajo më bëri gjithçka mua. I telefonova avokatit të saj dhe më tha se ajo kishte nënshkruar një dokument, ku deklaronte se nuk do të thoshte asgjë. Tani është me pushime, të cilat po i bën me paratë e mia”, ka deklaruar argjentinasi.
Ai ka vazhduar edhe më tej:
“Më vjen keq, por unë nuk jam babagjyshi i Krishtlindjeve, që shkon duke pyetur njerëzit për çfarë kanë nevojë dhe t’ua plotësoj dëshirat… Unë punoj, ashtu si të gjithë të tjerët në botë”, ka përfunduar ai.








25 Dec 2025 





