INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maqedonia në pritje të qeverisë së re [Video]

Publikuar më: 19:11 13-12-2016

Maqedonia është nën ethet e krijimit të qeverisë së re. Por pakënaqësitë për rezultatet e zgjedhjeve janë shfaqur hapur nga liderët e partive opozitare. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) deklaroi se rezultatet e para jozyrtare tregojnë paqartësi rreth numrit të mandateve të fituara të deputetëve. Ndërkohë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski tha se duhet të formohet sa më shpejt qeveria e re. Këtë deklaratë ai e bëri para përkrahësve të partisë ndërsa festuan fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama mësohet se ka ftuar në takime të ndara të gjithë liderët politik shqiptar nga Maqedonia që kanë fituar mandate në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Mësohet se në takim pritet të diskutohet për planet dhe strategjinë e ardhshme të liderëve shqiptar. Nga ana tjetër Lëvizja Besa ka shprehur pakënaqësi lidhur me parregullësitë e vëna re gjatë procesit të votimit ndërsa paralajmëron se mund ta marr një deputet nga Partia Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas në koalcion me disa parti të tjera. Nuk përjashtohet mundësia që kjo forcë politike të ketë 6 deputetë.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885