INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin,vendosin shqiptarët

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin,vendosin shqiptarët

Publikuar më: 14:40 03-05-2019

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të zgjedhin këtë të dielë presidentin e ri.

Në raundin e dytë të presidencialeve votuesit zgjedhin midis dy kandidatëve Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski.

Sipas kandidatit të propozuar nga koalicioni qeverisës Pendarovskit, mbështetja për të do të thotë aderim i sigurt në Bashkimin Europian, vazhdim i reformave.

Rivalja e tij nga radhët e partisë opozitare VMRO DPMNE Gordana Siljanovska- ka prioritet sundimin e ligjit.

Votat e shqiptareve janë vendimtare për të zgjedhur kreun e ri te shtetit ndaj edhe kandidatët kanë kërkuar vazhdimisht mbështetjen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877