INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedoni: Mos përdorni ujin e rubinetit, shumë fëmijë të prekur nga viruset

Maqedoni: Mos përdorni ujin e rubinetit, shumë fëmijë të prekur nga viruset

Publikuar më: 09:39 09-08-2016

Në pritje të rezultateve të analizave të ujit të pijshëm, institucionet shtetërore në Maqedoni u kanë bërë thirrje banorëve nga zonat e përmbytura që të mos konsumojnë ujë nga çezmat dhe po ashtu as për gatim. Përmes këtij apeli, mjekët tentojnë të parandalojnë infeksionet eventuale apo paraqitjen e ndonjë epidemie si pasojë e vërshimeve.

Kjo pasi gjatë përmbytjes, uji i pijshëm është ndotur, dhe konsumimi i tij mund të përhapë epidemi. Deri më tani, shumë fëmijë kanë janë paraqitur në urgjencë me të vjellura, diarre dhe temperaturë të lartë, të cilat dyshohet se janë për shkak të papastërtive.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet të dalin rezultatet e analizave të ujit të pijshëm nga Instituti i Shëndetit Publik.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611