INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedoni, miratohet marrëveshja me Greqinë për emrin, opozita s'merr pjesë

Maqedoni, miratohet marrëveshja me Greqinë për emrin, opozita s'merr pjesë

Publikuar më: 16:54 20-06-2018
Me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dhe pa prezencën e opozitës Kuvendi ratifikoi marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Në fjalimin e tij Kryeministri Zoran Zaev në seancën parlamentare, tha se qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit.
“Para tre ditëve nënshkruam dokument për t’i dhënë fund çështjes tre dekadëshe. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje me dinjitet për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, deklaroi Zoran Zaev.
 
Marrëveshja u përshëndet edhe nga Deputeti shqiptar i BDI-së.  Artan Grubi tha para deputetëve se pse duhet të ratifikohet marrëveshja me Greqinë.
“Jeta të mëson se vendimet duhet t’i sjellësh në kohën e duhur, jo vonë, por në kohë të saktë. Sot është koha e vendimit më të vlefshëm për të ardhmen tonë të përbashkët. Vendimi i sotëm na sjell datë për negociata me BE-në dhe ftesë për anëtarësim në NATO”, deklaroi  deputet i BDI-së.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889