INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mane zbulon si e bindi Firminon të luajë në ndeshjen kundër PSG-së

Mane zbulon si e bindi Firminon të luajë në ndeshjen kundër PSG-së

Publikuar më: 17:55 19-09-2018

Sulmuesi senegalez i Liverpoolit, Sadio Mane, ka zbuluar se ai e kishte bindur bashkëlojtarin e tij, Roberto Firminon, të luante në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit përmes një mesazhi, vetëm 24 orë para se të fillonte ndeshja.

Firmino, i cili e shënoi golin e fituar në ndeshjen ndaj PSG-së, pësoi një lëndim në sy pas një dueli ne Jan Vertonghenin e Tottenhamit, gjatë ndeshjes mes dy klubeve të Premierligës të dielën.

Edhe vetë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se deri në ditën e ndeshjes, nuk kishin qenë të sigurt nëse Firmino do të ishte i gatshëm të merrte pjesë në ndeshje për shkak të lëndimit. Por, Mane arriti ta bindë atë përmes një mesazhi që ia dërgoi.

“Mendoj se atij nuk i nevojitet syri për të luajtur, kështu që ia thashë këtë. Ia dërgova një mesazh të hënën, duke i thënë: ‘Hej Bobby [Roberto Firmino], forca, kemi nevojë për ty’”, ka thënë Mane në një interviste pas ndeshjes me PSG-në e cila përfundoi me rezultat 3-2.

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377