INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mancini përgatit lamtumirën: Merkato? Pyesni Thohir

Mancini përgatit lamtumirën: Merkato? Pyesni Thohir

Publikuar më: 13:24 25-07-2016

Do të udhëtojë me skuadrën deri në Nju Jork, por nuk është më kaq e sigurt nëse do të takohet me drejtuesit e Suning të martën në mbrëmje. Aventura e Roberto Mancini-t me Inter, me përjashtim të ndonjë surprize, po shkon drejt fundit. Konfirmimi se tekniku nuk ka më një marrëdhënie të mirë me Erick Thohir ka ardhur nga shprehjet e tij të fytyrës dhe nga fjalët e thëna pas humbjes 3-1 kundër PSG-së.

“Situata është njësoj si dy ditë më parë, – ka shpjeguar tekniku, duke konfirmuar se takimi i një dite më parë më presidentin nuk ka zgjidhur asgjë. Duhej të shërbente për t’u sqaruar? Në ditët në vazhdim do të ketë lajmë të reja. E ardhmja e Icardi-t? Duhet të pyesni Thohir. Candreva tek Inter? Edhe për këtë duhet të pyesni Thohir…”.

Në lidhje me humbjen e pësuar kundër Thiago Silva-s me shokë: “Në këtë moment nuk mund të bëhen krahasime mes nesh dhe tyre. Për 60 minuta ka qenë një ndeshje e ekuilibruar, por kur kanë filluar zëvendësimet Emery ka aktivizuar Cavani, Pastore, Di Maria dhe Kurzawa, ndërsa ne disa të rinj. Kemi bërë disa gjëra pozitive, disa negative”. Shprehja e fytyrës se Mancini-t është bërë akoma më e zymtë kur është pyetur se çfarë pret nga java e dytë e turneut në Nju Jork, ku Inter do të luajë kundër Estudiantes dhe Bayern Munich. “Do të kërkojmë të bëjmë dy ndeshje të mira”, ka thënë shkurt Mancini.

Me pak fjalë, ka mbetur të kuptohet vetëm se kur, por duket se aventurës së dytë të trajnerit me zikaltrit i ka ardhur fundi. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit e rinj të marrin në konsideratë idenë e një shkarkimi, që do t’i kushtonte atyre 4,5 milionë euro. Më pas do të fillojë gjuetia për zëvendësuesin, me Leonardo-n që mund të drejtojë zikaltrit në pritje të Simeone, për të marrë më pas rolin e drejtuesit. Villas Boas është kontaktuar nga përfaqësues të Suning, por ka refuzuar, ndërsa De Boer është i preferuari i Thohir.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564