INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manastirliu jep lajmin: Studentët ekselentë të mjekësisë nisin aplikimin për punësim

Manastirliu jep lajmin: Studentët ekselentë të mjekësisë nisin aplikimin për punësim

Publikuar më: 11:50 22-02-2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së dimplomit të studentëve të tre fakulteteve të Mjekësisë dhe fakultetit të Infermierisë në Tiranë ka deklaruar se cdo student ekselent i Universitetit të Mjekësisë apo Infermierisë, hyn në procedura konkurimi për t’u punësuar në qendra shëndetësore ose spitale publike, me 10 pikë bonus.

Manastirliu theksoi se do të përmbushen një për një të gjitha angazhimet e marra nga qeveria.
“Puna e nisur nuk do të ndalet derisa të realizohet cdo angazhim, që nga përmirësimi I kushteve në konvikte, tek biblioteka dixhitale, te tarifat e studentëve, transparenca e buxheteve, punësimi I studentëve ekselentë dhe krijimi I mundësive të barabarta për punësim”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se do të garantohet që cdo profesionist, të punësohet me meritë.
“Prej një viti po konsolodojmë portalin Infermierë për Shqipërinë, ndërsa jemi duke punuar për krijimin e portalit Mjekë për Shqipërinë, ku do të bëhen transparente vendet vakante dhe do të ofrohet më shumë mundësi përzgjedhje për mjekët e rinj, për tu punësuar në sistemin shëndetësor publik”, tha në fjalën e saj Manastirliu.

Article Logic
Execution time: 0.0037891864776611