INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mamatë shqiptare që kanë arritur marrëdhënie speciale me vajzat [FOTO]

Mamatë shqiptare që kanë arritur marrëdhënie speciale me vajzat [FOTO]

Publikuar më: 22:30 22-03-2017

Mund të kesh një listë të gjatë miqsh, do bësh miq e do takosh njerëz që do ndikojnë te ty gjatë jetës, por vetëm një grua, do jetë gjithmonë me tyqë në momentin që ti ke ardhur në këtë botë.

Ka qenë me ty gjatë gjithë problemeve, ajo është modeli i njeriut që të do gjithmonë. Kjo grua është mamaja jote. Nuk është e lehtë, por as e pamundur që të jesh nënë shoqe njëkohësisht. Këtë na e vërtetojnë më së miri disa personazhe të njohur në vendin tonë, jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në jetën e përditshme teksa i shohim në shoqërinë e njëra-tjetrës..

Ja disa prej tyre: 

Vera Grabocka dhe Linda

linda.jpg


Ajo është regjisorja më energjike e spektakleve televizive. Frymëzuese, shembull për të gjithë botën e ekranit, Vera Grabocka ka një anë të butë, që quhet Linda. Grabocka shquhet për një marrëdhënie shumë të bukur, tamam prej mikeshash me vajzën e saj. Ndonëse ajo jeton në Los Angelos (Amerikë), sërish Vera dhe vajza e saj janë mjaft të afërta.

Manjola Nallbani dhe vajzat e saj

collagemanjo1.jpg


Për çdo nënë vajzat janë pika e dobët, por për Manjola Nallbanin, artisten e mrekullueshme, që së fundmi iu dha edhe titulli Mjeshtre e Madhe, janë edhe miket e saj më të mira. Megi dhe Sindi, dy vajzat e Manjolës nuk mjaftohen vetëm me ‘like’ në profilin e mamasë së tyre, ato i dedikojnë statuse dhe mesazhe të forta vleresimi dhe dashurie asaj, duke e konsideruar si shoqen e tyre më të mirë!

Majlinda Bregu dhe Kejda Ajazi

majlindakejda.jpg


Ajo është një nga deputet shqiptare më karizmatike dhe gjithashtu është përmedur shpesh për stilin e saj. Megjithatë kohët e fundit është ekspozuar në rrjete sociale dhe jo vetëm edhe vajza e saj Kejda. Gjithashtu përmes postimeve të shumta ku janë bashkë duket se nënë e bijë kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Lori, Sara Hoxha dhe Vjollca Hoxha

familjajhoxha.jpg


Për trashëgimtaret e Top Channel fjala e nënës së tyre Vjollca është “ligj”, ose të paktën ka shumë ndikim tek ato. Në këtë mënyrë është shprehur shpesh edhe Lori në lidhje me marrëdhënien që ka me nënën e saj duke e konsideruar shembullin e saj në jetë.

Albërie Hadërgjonaj dhe Agnesa me Anxhelinën

 

anxheli.jpg Të dyja artiste dhe të dyja mjaft të pëlqyera nga publiku. Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj është shprehur  gjithnjë për lirshmërinë që ka me vajzat e saj, Agnesa dhe Anxhelina. Ajo është shprehur edhe më herët se dëshiron që vajzat e saj të bëjnë jetën që dëshirojnë, bën me dije Bordo.al

Marina dhe Eli Fara

elimarina.jpg


Këngëtarja Eli Fara dhe vajza e saj Marina janë mjaft të lidhura. Foto, dedikimet, komentet që ato i bëjnë njëra-tjetrës përforcojnë edhe më shumë pohimet e Elit nëpër intervista për marrëdhënien e mirë dhe solide qe ka me të bijën, Marinën.

Soni Malaj dhe nëna e saj

sonimalaj.png


E ka shoqëruar këngëtaren Soni Malaj gati në çdo koncert apo dalje televizive, madje vetë Soni e ka përmendur mamanë e saj dhe e ka cilësuar jo pak herë si më të bukurën në botë.

Elia Zaharia dhe Yllka Mujo

eliayllka.jpg


Tashmë ajo është një aktore, që përveçse ndjek një shembull frymëzues si Yllka Mujo, gjen tek nëna edhe shoqen e saj më të mirë. Elia Zaharia Zogu duket se ka një lidhje të fortë me aktoren Mujo.

Enca dhe mamaja e saj

encamami.jpg


Një ndër personat që ka luftuar më tepër për karrierën e këngëtares Enca Haxhia është padyshim nëna e saj, e cila e ka shoqëruar kudo. Enca shpesh në postimet e saj dhe në intervista nuk ka lënë pa theksuar se mamaja e saj është dhe mikja e saj më e mirë.

Roza Lati dhe Rita Lati

rita.jpg


Janë padyshim shembulli më i mirë sa i përket rastit kur mamaja të kthehet në shoqe. Aktorja Riza Lati dhe vajza e saj modetorja Roza Lati kalojnë shumë kohë bashkë. Madje më e fundit është se aktorja i ka kërkuar modetores të zmadhojë gjoksin. (Nuk para e bëjnë shumë nëna apo jo?!)

Dorina Mema dhe Irsi

dorinamema.jpg


Instruktorja e fitnesit Dorina Mema ka një marrëdhënie shumë të afërt me vajzën e saj Irsi. Ajo nuk humb rast pa qëndruar pranë saj dhe gjithashtu përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale nënë e bijë duken më tepër si mike të mira.

Viola Spiro dhe nëna e saj

violamami.jpg


Moderatorja e sportit Viola Spiro e ka deklaruar shpesh se me nënën e saj ka një marrdhënie më se të afërt. Madje në hapat e saj në fushën e televizionit një nga mbështetjet më të mëdha ka qenë pikërisht nëna e saj.

Anxhela Martini dhe nëna e saj

 

angela.jpg

Edhe në rastin e modeles me famë botërore Anxhela Martini zë më së miri vend shprehja më mirë e ëma se e bija. Sa herë pozojnë së bashku mamaja e Angelës duket mjaft në formë dhe e kuruar. Modelja e ka etiketuar shpesh si miken e saj më të mirë.

Armina dhe Mimoza Mevlani

arminamoza.jpg

Koreografja e njohur Mimoza Mevlani ka patur një ndikim të rëndësishëm të formimin e Arminës, fakt i pranuar edhe nga vetë blogerja. Nëse shohim foto të saj vëmë re se herë pas here Mimoza është edhe më “trendy” se vetë Armina.

Sara Kapo dhe Ema Andrea

emasara.jpg


Padyshim që ato të dyja së bashku janë kopje te njëra-tjetrës. Jo vetëm në pamje por edhe në tip aktorja Ema Andrea dhe vajza e saj Sara Kapo janë si dy pika ujë në mënyrën si mendojnë dhe gjithashtu në mënyrën sesi veprojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764