INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mamaja i bën presion të martohet, Flori Mumajesi i kthen përgjigjen e shëmtuar [FOTO]

Mamaja i bën presion të martohet, Flori Mumajesi i kthen përgjigjen e shëmtuar [FOTO]

Publikuar më: 12:02 22-07-2018

Para disa ditësh, ishte vetë Flori Mumajesi, ai që na bëri të mendojmë se i kishte dhënë një herë e mirë fund beqarisë. Ai vetë publikoi një foto ku shfaqej duke mbajtur dorën e një femre, e cila kishte në gisht një unazë.

Kaq mjaftoi që fansat të aludonin se Flori ishte fejuar dhe filluan ta uronin atë në komente. Mirëpo, këngëtari e ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke thënë se s'ja kishte marrë mendja që thjesht një postim të krijonte gjithë këtë keqkuptim.

Megjithatë, me anë të postimeve në Instastory, këngëtari ka ngacmuar sërish fansat në lidhje me lajmin e fejesës dhe martesës. Ai shkruan se mamaja i bën presion të martohet, ndërkohë që Flori ja kthen: "Kismet kur të mbarojë vetingu".

 

-640-0-5b54461e0bc10.png-640-0-5b54461b94660.png

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146