Këngëtari latin Maluma është ngjitur në skenë në Sheshin Nënë Tereza.
Maluma është pritur me spektakël madhështor në skenën e ndërtuar në kryeqytet.
E siç e kemi parë në “look”-un e parë Maluma u vesh me një xhup jeshil dhe më pas vendosi edhe syze të bardha.
Epo këtë “look”, paktën nga ngjyrat” ja pamë Beatrix Ramosaj po ditën e djeshme! Kjo e fundit ka postuar në Instagramin e saj, një kolazh fotosh, ku shihej ajo dhe Maluma, të dy me veshje jeshile dhe syze të bardha.
Në kuadrin e shakasë, Trixa ka shkruar: “E ka bërë për mua!”, shprehje që Ilir Shaqiri përdori brenda shtëpisë së famshme dhe më pas u bë virale!