INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maltë, rrëzohet avioni, vdesin 4 zyrtarë të BE dhe piloti [VIDEO]

Publikuar më: 11:34 24-10-2016

jë avion i vogël turizmi është rrëzuar mëngjesin e së hënës menjëherë pas nisjes nga aeroporti i Maltës. Pesë personat që ndodheshin në bord kanë vdekur. Bëhet fjalë për 4 zyrtarë të BE dhe pilotin e avionit të vogël.

Kryeministri i Maltës, Xhozef Muskat konfirmoi numrin e viktimave, katër zyrtarë dhe piloti. Sipas britanikes “Indipendent” avioni transportonte funksionarë të agjencisë europiane për menaxhimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të kufijve të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së.

Por avioni që u përplas sot nuk ishte nga ata që përdor Fronex, por ishte marrë me qera në Luksemburg. Sipas mediave avioni drejtohej për në Mizurata, Libi.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162