INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maltë. 22-vjeçari shqiptar akuzohet për grabitje të argjendarisë dhe tentativë vrasje ndaj 3 policëve

Maltë. 22-vjeçari shqiptar akuzohet për grabitje të argjendarisë dhe tentativë vrasje ndaj 3 policëve

Publikuar më: 16:03 14-10-2017

Shqiptari 22-vjeçar Daniel Muka dyshohet se u përpoq të hapte zjarr ndaj oficerëve gjatë arrestimit të tij në Maltë. Muka është një ndër 2 shqiptarët e arrestuar të enjten në mbrëmje si të dyshuar për grabitjen e një argjendarie në Sliema javën e kaluar . AI u akuzua në gjykatë për tentativën e vrasjes së tre oficerëve të policisë si dhe për posedim të kokainës. Muka i cili nuk i pranoi akuzuat dhe u dërgua në paraburgim. Policia tha se oficerët e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë ndoqën dy persona të dyshimtë në Bay Street (Triq il-Bajja), St Julian në orën 11:30 të enjten. Dy shqiptarët, të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e Sliemës, u kontaktuan nga policia. Kur u informuan se po arrestoheshin, njëri prej tyre nxori një armë zjarri, dhe u përpoq të qëllonte mbi oficerët disa herë. Të dy policët u trajtuan për lëndime të lehta në qendrën shëndetësore.

Article Logic
Execution time: 0.002068042755127