INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mali refuzoi takimin, babai i këngëtarit shpërthen ndaj ish-bashkëshortes: Vije nga një familje e varfër, unë të bëra yll...

Mali refuzoi takimin, babai i këngëtarit shpërthen ndaj ish-bashkëshortes: Vije nga një familje e varfër, unë të bëra yll...

Publikuar më: 12:31 28-12-2025

Big Brother VIP Albania mbrëmë solli emocione të forta, me fokusin kryesor tek banori Mal Retkoceri. Kjo pasi situata e ndjeshme familjare e tij preku jo vetëm banorët, por edhe publikun që e ndoqi spektaklin. Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj, mori një vendim të qartë duke refuzuar takimin me babain e tij, me të cilin nuk ka pasur asnjë kontakt prej shtatë vitesh.

Situata familjare e banorit Mal Retkoceri ka marrë një tjetër kthesë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pas një deklarate të fortë publike nga babai i tij, i cili ka vendosur të flasë hapur për raportin e prishur me djalin dhe ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Violetë Kukaj.

Në deklaratën e tij, babai i Malit shprehet se marrëdhëniet mes tyre janë ndërprerë prej vitesh dhe se, sipas tij, arsyeja kryesore lidhet me ndikimin e nënës së fëmijëve. Ai thekson se ka tentuar vazhdimisht të vendosë komunikim, jo vetëm drejtpërdrejt, por edhe përmes personave të njohur dhe personaliteteve nga Shqipëria dhe Kosova.

Sipas tij, nëna ka pasur një ndikim të madh në formimin e fëmijëve dhe në distancimin e tyre nga ai. Ai ka hedhur akuza të forta ndaj mamasë së Malit, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, teksa ka deklaruar se e ka bërë njeri dhe i ka incizuar mbi 300 këngë.

“Mësuesin nuk e ka të mirë, nanën e vet. Kam tentuar të komunikoj me ta përmes disa personave të njohur, personaliteteve nga Shqipëria dhe Kosova. Fillimisht me Violetën, pasi ajo nuk donte as të më fliste në telefon dhe as të më takonte. Nana ka ndikuar shumë te fëmijët.

Ai është djalë i mirë, shumë i talentuar, i ka ngjarë babës. Edhe Violetën e kam bërë unë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar; unë ia kam incizuar rreth 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Unë asaj i them: kthehu jetës së mbarë, kthehu realitetit, rehatllëkut. Ajo është trajtuar në familjen tonë si mbretëreshë. Ka ardhur nga një familje shumë e dobët, unë e kam ngritur dhe e kam bërë krahas yjeve të estradës shqiptare. Unë dua që familja të bashkohet dhe jam i gatshëm në çdo kohë.”, u shpreh babai i Malit. 

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703