INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Makinat fluturuese ja se kur dalin në treg

Publikuar më: 12:13 24-02-2016

Falë avancimit të teknologjisë, shumë shpejt njerëzit do të kenë mundësinë që të lëvizin me anë të makinave fluturuese. Terrafugia, kompania që qëndron pas konceptit të automjetit “TF-X”, shpreson që të ketë gati një prototip të makinës fluturuese brenda 2 viteve të ardhshëm.

Koncepti i makinës së kësaj kompanie ka 4 krahë dhe 2 motorë elektrikë binjakë, të lidhur me njëri-tjetrin. Këta motorë e lejojnë “TF – X” që të lëvizë nga një pozicion vertikal në horizontal dhe do të kenë 300 kuaj fuqi motorike. Kjo makinë parashikohet të ketë një shpejtësi prej 322 km/h së bashku me një gamë fluturimi prej 805 km.

Terrafugia thotë se synon të krijojë një automjet që do të mund të parkohet lehtësisht në garazh, si çdo makinë e zakonshme.

“TF-X”, katër-vendëshe, parashikohet të jetë gjysmë-automatike, e pajisur me kontrolle kompjuterike që do t’i mundësojë pasagjerëve që të shtypin destinacionin përpara se të nisen për udhëtim.

Ky automjet do të jetë në gjendje që të evitojë automatikisht trafikun ajror, motin e keq dhe zona e ndaluara, si dhe kullat ajrore të vrojtimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988