Një automjet u përfshi nga flakët teksa ishte në ecje, ndërsa fatmirësisht dy personat që udhëtonin në të shpëtuan pa dëmtime, pasi dolën në kohë nga makina. 
Ngjarja ndodhi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë serave në fshatin Mashkullorë. Një “Mercedez-Benz” me targa AA 346 JT me drejtues H.Çela nga Tepelena mori flakë. Në makinë po udhëtonin 2 persona, të cilët kanë shpëtuar nga flakët. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa efektivët e policisë nisën hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje. Dyshohet se ngjarja është aksidentale, dhe mund të ketë ardhur si pasojë e një defekti të mundshëm teknik të automjetit.
 
							 
							 
							 
							 
					 
											 
  
  
  
 







 28 Oct 2025
28 Oct 2025 





