Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë-Durrës pranë kryqëzimit të Shën Vlash ku për pasojë ka patur një të vdekur. Rreth orës 19:00, mjeti tip Ëolsvagen, me targa DR 5189 E, ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen. Viktima është i seksit mashkull dhe po punohet për identifikimin e tij.
Drejtuesja e mjetit është shtetësja T.H. 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës pasi është e tronditur nga ngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.