INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina me drogë bie nga ura, humb jetën drejtuesi

Makina me drogë bie nga ura, humb jetën drejtuesi

Publikuar më: 14:27 15-11-2018

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa një makinë ka rënë poshtë urës në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë- Kaluer në Lezhë.

Në një terren të thepisur malor, Tonin Ndreca, 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, Ndreca ka gjetur vdekjen.

Sakaq nga këqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kanabis sativa. Dyshohet se Ndreca ka qenë duke transportuar lëndë narkotike, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0040178298950195