INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Makina godet turmën e njerëzve para Muzeut në Londër, plagosen dhjetra persona [VIDEO]

Publikuar më: 17:03 07-10-2017

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të plagosur, pasi një makina u goditi këmbësorët jashtë Muzeut Historik Natyror të Londrës. Dëshmitarët okularë të tronditur përshkruan se si automjeti "goditi njerëzit pranë muzeut të famshëm në South Kensington, ndërsa pamjet tregojnë të plagosurit duke u trajtuar në rrugë. Burri që e ngjiti makinën në trotuar duke u futur në grupin e njerëzve u arrestua . Ai u prangos pasi u mbështet në tokë nga policia përballë turistëve të tronditur menjëherë pas orës 14.20. të ditës së shtunë. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo për humbje të kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit. Policia ka konfirmuar se ka disa njerëz të plagosur nga përplasja me makinën por nuk ka dhënë detaje rreth lëndimeve të tyre. Punonjësit e policisë kanë rrethuar zonën duke e bllokuar atë për kalimtarët.

Article Logic
Execution time: 0.0032570362091064