INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Makina e blinduar amfib. Automjeti udhëton me 50 km në orë në ujë[VIDEO]

Publikuar më: 14:36 12-06-2017

Me shpresën për t’iu bërë ballë sulmeve të armiqve, si në tokë ashtu dhe në ujë, Kina është duke prodhuar automjetin amfib të blinduar më të shpejtin në botë.  Automjeti 4x4 mund të arrijë shpejtësi të lartë 50 km në  orë kur udhëton në ujërat e qetë. Kjo është vetëm një provë-e-konceptit, të automjetit. Më ketë prodhim Kina po shpreson të kalojë para SHBA-ve, pasi shpejtësia e  automjeteve të blinduara amfib të realizuara në Amerikë mund të udhëtojnë vetëm  me 10km në orë. Automjeti është duke u ndërtuar nga Instituti i Kërkimeve të Pekinit. Automjeti peshon në 5.5 ton pa përfshirë këtu forca të blinduara apo armë. Ndërkohë nga ministria e mbrojtjes së Kinës është bërë e ditur se "Edhe me forca të blinduara dhe armë në këtë version të prodhimit, ajo do të mundet të arrijë shpejtësinë prej të paktën 12 deri në 18 milje në orë."

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387