INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina bie në kanal, 2 persona në rrezik

Makina bie në kanal, 2 persona në rrezik

Publikuar më: 15:23 10-10-2016

Një makinë ka dala nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën e Velipojës në Rrethin e Shkodrës. Mësohet se automjeti është përmbysur në kanal, ndërsa personat që udhëtonin nuk kane mundur të dalin nga automjeti. Menjëherë pas sinjalizimit, Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku konstatoi dy persona brenda automjetit, të cilët janë të plagosur rëndë.
Ata janë dërguar me urgjencë për në spital nëpërmjet autoambulancave, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre.
Policia po punon për identifikimin e të plagosurve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0032532215118408