INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Make up artist i Mel B: E dhunonin barbarisht, i kam mbuluar vulat në trup për vite me radhë [FOTO]

Make up artist i Mel B: E dhunonin barbarisht, i kam mbuluar vulat në trup për vite me radhë [FOTO]

Publikuar më: 15:17 08-04-2017

Vazhdojnë detajet tronditëse të martesës horror mes Mel B dhe Stephen Belafonte.

Make-up artist i këngëtares britanike pretendon se ai dinte gjithçka rreth abuzimeve shumëvjeçare të Belafonte ndaj ish yllit të Spice Girls. Kjo për arsyen e thjeshtë e atij i është dashur të mbulojë shenjat në trupin e Mel për vite me radhë. Ai ka bërë me dije për TMZ se Belafonte ishte “agresiv dhe abuzues verbalisht” ndërkohë që ka mbuluar pjesë të tëra të trupit të Mel për shfaqjet e saj publike apo performancat. Ai është ofruar gjithashtu që të dëshmojë në favor të bukuroshes 41 vjeçare, në mënyrë që ajo të fitojë gjyqin dhe të marrë kujdestarinë e plotë dhe të përhershme të vajzës së vetme të çiftit, Madison. 

melb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377