INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Majlinda Bregu: Integrimi nuk është hajër për politikanët, por për qytetarët [VIDEO]

Publikuar më: 17:18 16-02-2018

Majlinda Bregu:
“Integrimi nuk është hajër për politikanët por për qytetarët shqiptarë”.
Kështu deklaroi ish ministrja e integrimit Majlinda Bregu në një intervistë për In Tv. Ndërsa vendi pret progres raportin në muajin prill, duket se klima politike nuk e favorizon këtë proces, zonja Bregu ka një apel për klasën politike shqiptare.
Majlinda Bregu:
“Bashkëpunoni në interes të integrimit të vendit, duhet një strategji e përbashkët”.
Ndërsa në Strazburg u prezantua strategjia për Ballkanin Perëndimor, e që përcaktoj 2025 si një datë të mundshme për procesin e integrimit të vendeve të rajoni, Majlinda Bregu e sheh shumë pozitiv këtë strategji. Sipas saj përcaktimi i afateve por dhe mundësia e burimeve financiare për të kryer reforma e bën këtë proces të mundshëm për vendin tonë. Ndërsa sa i përket çeljes së negociatave në pranvere zonja Bregu është optimiste.
Majlinda Bregu:
“Shqipëria i ka të gjitha shanset për të çelur negociatat në prill”.

Article Logic
Execution time: 0.0040748119354248