INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majk vjen së shpejti me një këngë të re, ja detajet

Majk vjen së shpejti me një këngë të re, ja detajet

Publikuar më: 15:19 14-04-2017

Reperi i Babastars, Majk, është duke punuar për projektin e ri.

Sipas burimeve të Telegrafit së fundmi Majk ka qëndruar në studio me Dujën dhe Str8 Fiya të cilët janë edhe autorët e instrumentalit.

Bëhet fjalë për një këngë ritmike pranverore e cila pritet të lansohet jo më larg se deri në fund të këtij muaji.

Videoklipi pritet të xhirohet nga Entermedia, kurse ky projekt e sjellë Majkun më ndryshe nga projekti “Le t’Xhelozojnë” që ishte më shumë manifest hip hopi.

Majk vazhdon të jetë një nga artistët më të kërkuar të hip hop skenës shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165