INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mahnit teksa këndon këngët e Elvanës në ‘The Voice Kids, Danjela Toçi i prek të gjithë me dëshirën e saj [VIDEO]

Mahnit teksa këndon këngët e Elvanës në ‘The Voice Kids, Danjela Toçi i prek të gjithë me dëshirën e saj [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 01-02-2018

13 vjeçarja nga Kukësi i ka mahnitur të gjithë me zërin e saj në ‘The Voice Kids’.

Por përveç zërit, prekëse ishte edhe historia e Danjelës e cila rrëfeu se familja e saj  kishte kushte shumë të vështira jetese. Danjelës përveçse i duhet të ndihmojë prindërit e saj për punë të ndryshme, i duhet të kujdeset edhe për vëllain e saj të vogël, me aftësi të veçanta. Teksa ka qenë e ftuar sot në emisionin ‘Top Shoë Magazine’ Danjela është përlotur  kur ka treguar për vëllain e saj. “Dëshira më madhe që kam është që vëllai im me ‘aftësi speciale’, të përmirësohej më shumë, që edhe ai të shkojë në shkollë si të tjerët. Falenderoj Zotin që e kanë pranuar tek kopshti i fëmijëve” ka thënë Danjela.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885