INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lumturimi i Nënë Terezës! Edhe Rama përkujtohen veprat e bamirëses

Lumturimi i Nënë Terezës! Edhe Rama përkujtohen veprat e bamirëses

Publikuar më: 09:19 19-10-2017

Kryeministri, Edi Rama ka uruar këtë mëngjes ditën e lumturimit të Nënë Terezës, nëpërmjet profilin e tij në Facebook. Ai ka shkruar Gëzuar ditën e lumturimit. 

tere.jpg

Njëmbëdhjet vite më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe rrespektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithe jetën. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Nënë Tereza vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare. 

Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, shprehu atëhere dëshirën për ta shenjtëruar, por arriti deri në etapën e parafundit, Lumturimin. Pikërisht, kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare e asaj kohe dhe viti 2010 që përkon me 100 vjetorin e lindjes e bamirëses me famë botërore ishte shpallur si “Viti i Nënë Terezës”.

Article Logic
Execution time: 0.0038127899169922