INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lulzim Basha, votoni për të ndryshuar jetën[VIDEO]

Publikuar më: 11:32 25-06-2017

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka votuar në orën 11:15 në njesinë 8 në Tiranë. Ai është takuar me të gjithë qytetarët që prisnin jashtë qendrës së votimit për të votuar. Më pas, Basha u ka drejtuar një mesazh qytetarëve të zhgënjyer nga politika: "Kjo është mundësia për të ndryshuar vendin. Vetëm me votën tuaj mund të ndryshoni jetën tuaj! Mos mungoni, ejani dhe hidheni votën tuaj. Vetëm përmes votës dhe votimit ndryshohet Shqipëria.”
Mes të tjerësh ai uroi dhe besimtarët myslimanë: "Dua ta nis me një urim për të gjithë shqiptarët për festën e Bajramit. Qoftë bekimi i Zotit mbi të gjithë shqiptarët, mbi besimtarët myslimanë pas një muaji sakrifice dhe ngadhënjimi.”

Article Logic
Execution time: 0.0038068294525146