INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha ultimatum Ramës: O me bandat o me drejtësinë!

Lulzim Basha ultimatum Ramës: O me bandat o me drejtësinë!

Publikuar më: 18:47 26-09-2017

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka “sulmuar”  me anë të një statusi në Facebook, kryeministrin Rama, lidhur me implikimin e këtij të fundit me bandat e Elbasanit, Durrës, Vlorës apo Lezhës.

Duke ironizuar kreun e qeverisë, Basha thotë se Rama duhet të ndajë mendjen, pasi sipas tij nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë.

Statusi i Bashës:

Edi Rama duhet të ndajë mendjen, nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë. Nuk mund të jetë edhe mbrojtësi dhe përfituesi i bandës së Elbasanit, bandave të Durrësit, bandave të Vlorës, bandave të Shkodrës dhe të Lezhes, dhe nga ana tjetër të na dalë si kampioni i drejtësisë. Të dyja nuk rrinë në një vend. O me bandat, o me drejtësinë.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385