INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha: Fitorja në Dibër sinjal për 2017, nuk do të lejojmë të vidhet vota

Lulzim Basha: Fitorja në Dibër sinjal për 2017, nuk do të lejojmë të vidhet vota

Publikuar më: 16:44 09-09-2016

Partia Demokratike mbylli fushatën zgjedhore në qytetin e Dibrës për zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit. Demokratët i propozojnë dibranëve Sherefendim Shehu, ndërsa kreu i opozitës u ndal gjatë në tentativën e maxhorancës së majtë për të vjedhur zgjedhjet, dhe për këtë tha Lulzim Basha, Rama po bashkëpunon me kriminelët.
Lulzim Basha:
“Dibra është bërë prova që Edi Rama i ka dhënë liri krimit të bëjë çdo gjë në Shqipëri, e si shpërblim ai i ka kërkuar krimineleve ta ndihmojnë të qëndrojë në pushtet duke vjedhur votat, duke blerë votat. Ne do i them nga këtu ndal, sepse ne nuk do të lejojmë që në pushtet të vijnë përfaqësues të krimit që nesër do ti shërbejnë me hir apo pahir atyre. Mos e lejoni qytetin tuaj të bjerë pre e krimit, mos e lejoni drogët në pronat tuaja në shtëpinë tuaja”.
E ndërsa blerja e votës ka qënë një nga akuzat më të forta, që përfundoj me përplasje fizike një natë më parë, solli dhe paralajmërin e Lulzim Bashësh për shumicën e majtë.
Lulzim Basha:
“Mos guxoni të prekni një votë të vetme, mos fusni duart në vullnetit e sovranit sepse do jetë një përgjegjësi që nuk do tua mbajnë këmbët. Ne PD, jemi kudo, ne jemi garancia se vota nuk do të preket, se Dibra do të ketë zgjedhje të ndershme”.
Fitorja e opozitës së djathtë në Dibër do të jetë një tregues mjaft i rëndësishëm dhe për zgjedhjet e përgjithshme të 2017, tha lideri i opozitës Lulzim Basha, në mitingun përmbyllës të fushatës së PD, ku merrnin pjesë dhe kryetarët e partive aleate.
Lulzim Basha:
“Së bashku të bashkuar siç jemi sot, do të fitojmë zgjedhjet e vitit që vjen dhe sëbashku do të zgjidhim problemeve që keni. E ju jap fjalën se atë që bashkë nisëm bashkë do ta përfundojmë sëbashku me ndihmën e zotit dhe me ndihmë e dibranëve ne do të përfundojmë rrugën e Arbrit. Le ta fillojmë nga Dibra ndryshimin në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm për të kthyer PD në pushtet por qytetarët shqiptarë”.

Article Logic
Execution time: 0.0021131038665771