INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luks jo fjalë! Ish-moderatorja e ''Topit'' do iu lërë pa fjalë: Tregon pamjet nga shtëpia e saj luksoze në Spanjë

Luks jo fjalë! Ish-moderatorja e ''Topit'' do iu lërë pa fjalë: Tregon pamjet nga shtëpia e saj luksoze në Spanjë

Publikuar më: 14:04 19-04-2018

Mesa duket ish-moderatorja e njohur e “Topit” po bën një jetë shumë të lumtur dhe plot aventura. Ajo shpesh herë ka ndarë me njekësit e saj në rrjetin social Instagram, foto nga momentet e saj më të bukura, së fundmi edhe pamje nga shtëpia e saj luksoze në Spanjë.

Bëhet fjalë për Ornela Bregun e cila ka ndarë me miqtë e saj në Instagram disa imazhe nga jeta e saj e re në Spanjë. Nga pamjet e publikuara shihet një ambient tepër luksoz që me shumë mundësi është shtëpia e re e moderatores së njohur.

E rrethuar me pemë, me një pishinë personale dhe me mikun saj më të mirë, qenin Alfa, Ornela shfaqet në momente relaksi.

jeta3.jpg

Largimi i motrës së Majlinda Bregut nga Shqipëri fillimisht u komentua se ishte vetëm për pushime, por shumë shpejt u kuptua se moderatorja do të rrinte më gjatë. Arsyeja e këtij largimi lidhej me fëmijët e saj, të cilët nisën studimet në Spanjë.

Nuk dihet nëse ata e kanë braktisur përfundimisht Shqipërinë, por nga pamjet që postojnë në rrjetet sociale duket se familja po kalon një periudhë të lumtur.

jeta-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036551952362061