INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Luizi dhe Kiara sërish prindër? Detaji që shtoi dyshimet e ndjekësve

Luizi dhe Kiara sërish prindër? Detaji që shtoi dyshimet e ndjekësve

Publikuar më: 14:39 06-08-2026

Një moment romantik i Kiarës Tito dhe Luiz Ejllit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Ajo që ka rënë më shumë në sy është pozicioni i dorës së Luizit mbi barkun e Kiarës

Ky detaj ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin aludimet dhe komentet e ndjekësve, të cilët kanë ngritur pikëpyetje nëse fotografia mund të jetë një sinjal për ndonjë lajm të ri nga çifti.

Megjithatë, Kiara nuk ka dhënë ndonjë konfirmim lidhur me këto aludime. Postimi i saj shoqërohej vetëm me simbolet , duke përcjellë një atmosferë të qetë dhe romantike.

Kiara dhe Luizi u njohën dhe krijuan lidhjen e tyre gjatë “Big Brother VIP Albania”, ndërsa prej atëherë janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.