INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Luiz Ejlli reagon pas videove intime që pushtuan rrjetin: A po vjen pak...

Luiz Ejlli reagon pas videove intime që pushtuan rrjetin: A po vjen pak...

Publikuar më: 09:21 30-09-2026

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar pas shpërndarjes në rrjetet sociale të disa videove intime, ku pretendohet se shfaqet kompozitori Adrian Hila, ndërsa në diskutimet online janë përmendur edhe emra të njohur të artit dhe personazhe të tjerë publikë.

“Më bie telefoni, më thotë kompozitori jam. Hajde te studioja se kam bërë një këngë fiks për ty.

Takohemi te kafja poshtë i thash?”, u shpreh Luiz Ejlli, duke ironizuar situatën në të cilën është përfshirë Hila.

Çfarë dihet deri tani?

Ditën e djeshme, përmes një sërë postimesh në llogarinë e tij personale në Instagram, ish-banori i “Big Brother”, Elton Tozaj hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kompozitorit dhe producentit shqiptar, Adrian Hila.

Tozaj tha se dispononte materiale filmike të regjistruara në një ambient, që ai e përshkruan si studio muzikore. Sipas deklarimeve të tij, në këto pamje, Adrian Hila shfaqej në momente intime me persona të tjerë të njohur të skenës shqiptare. Në postimet e tij në Instagram Story, ish-banori i BB tha se videot janë realizuar përmes disa kamerave të fshehta, pa dijeninë e palës tjetër, ç’ka nëse do të ishte e vërtetë do të përbënte një vepër penale.

Teksa ende nuk ka një reagim nga vetë producenti Hila, duhet thënë se gjerësisht po shpërndahen në mesazhe private video që dyshohet se janë të njëjtat që u referohet Tozaj.