INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luiz Ejlli ‘prezanton’ Kiarën në Fan Club: Bëra atë që do të bënte çdo burrë...

Luiz Ejlli ‘prezanton’ Kiarën në Fan Club: Bëra atë që do të bënte çdo burrë...

Publikuar më: 15:35 21-12-2025

Vetëm pak orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5, ka nisur edhe programi Big Brother VIP Fan Club, nën moderimin e Kiara Titos.

Atmosfera e parë e emisionit ishte ndryshe, teksa i ftuari i parë në skenë ishte fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, i cili nuk i shpëtoi surprizës dhe prezantoi bashkëshorten e tij.

“Zonja dhe zotërinj, çapaçula. Në shtëpinë e tretë më të famshme – e para është Shtëpia e Bardhë, e dyta është Shtëpia e Big Brother, e treta është kjo ku jam unë, shtëpia e Fan Club BBVIP – kam ardhur vetëm për një qëllim. Ju do thoni çfarë do ky këtu. Unë do prezantoj atë që do e prezantoj. Ajo është një vajzë, një grua tashmë, që nuk do të jetë kurrë vetëm sepse më ka mua në krah. Janë munduar ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është drita e diellit. Bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli”, deklaroi Luiz me batuta.

Ai shtoi me humor: “Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij. Tani mua më duhet të iki, se më vjen nëna në Rinas. A të rri unë apo merresh vetë ti me këto?”

Kiarës nuk i mungoi sarkazma e lehtë, duke pyetur: “Një pyetje kam unë. Unë jam këtu, ti je këtu, ku është Luna?”

Momenti u mbyll me një ton romantik, teksa Luiz dhuroi një puthje për Kiarën përpara se të largohej nga skena.

Ky moment i ngrohtë dhe familjar ka rikthyer vëmendjen tek marrëdhënia e çiftit, duke treguar se dashuria dhe mbështetja mes tyre mbeten të forta edhe përpara kamerave.

Article Logic
Execution time: 0.0021770000457764