Këngëtari Luiz Ejlli i është bashkuar sot protestës së studentëve, së bashku me vajzën e tij. Ejlli është parë në rrugën e Durrësit, duke mbajtur në krahë vajzën e tij Luna Mari.
Në reagimin e tij, Ejlli theksoi se në një situatë ku ka të lënduar, vëmendja nuk duhet të përqendrohej vetëm te ditët e protestës, por edhe te përgjegjësitë që lindin nga përshkallëzimi i saj.
Në përfundim të mesazhit të tij, këngëtari nënvizon se, pavarësisht qëndrimit të kryeministrit për të mos u larguar nga detyra, përgjegjësia për atë që ndodh nuk mund të shmanget.
“Të thuash ‘nuk jap dorëheqjen’ është e drejtë e një kryeministri, por qytetarët kanë po aq të drejtë të pyesin se kush përgjigjet kur protesta kthehet në tragjedi, kush mbron jetën dhe kush ka guximin të dëgjojë?”, shkruante ai.
