INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Luftojnë' me motin e keq, ngricat dhe dëbora, nuk i ndalojnë elektriçistët. Në terren për… [FOTO]

'Luftojnë' me motin e keq, ngricat dhe dëbora, nuk i ndalojnë elektriçistët. Në terren për… [FOTO]

Publikuar më: 19:46 09-01-2019


Ndërkohë që shumë prej nesh rrinë të mbyllur në këto ditë të ftohta dimri ku bora në shumë vende të Shqipërisë ka mbuluar gjithçka, disa persona po luftojnë me të ftohtin.
Punonjësit e OSHEE janë kurdoherë në krye të detyrës për të siguruar energjinë elektrike në shtëpinë e gjithkujt.

Sipas mediave punonjësit e Drejtorisë Rajonale Burrel të OSHEE-së janë në terren për eliminimin e çdo defekti. Elektricistët e Matit, Dibrës, Bulqizës, Mirditës e Kurbinit po sfidojnë borën e ngricat për të eliminuar avaritë.

Punonjësit e Njësisë Dibër po punojnë për eliminimin e defekteve në Fiderin Gur i Kuq, ndërkohë të gjithë grupet e punës janë në terren në zona të ndryshme për të garantuar furnizimin me energji elektrike pa ndërprerje gjer në zonat më të largëta.

herooror.jpg

hero.jpg

heronjte.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943