INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luftë për popullaritet: Plas debati online mes 50 Cent dhe Taraji P. Henson [FOTO]

Luftë për popullaritet: Plas debati online mes 50 Cent dhe Taraji P. Henson [FOTO]

Publikuar më: 10:18 26-09-2016

Flakërima me aktores Taraji P. Henson dhe reperit 50 Cent!

Gjithë debati lindi nga seriali hit i Fox ku Henson aktron, “Empire”. Reperi 41 vjeçar që sot është producent, sulmoi serialin shumë të ndjekur për shkak se vlerësimit ndaj këtij të fundit kishin rënë. Diçka e tillë nuk u përtyp lehtësisht nga artistja 46 vjeçare e cila u kundërpërgjigj duke thënë se është normale që një serial veteran të ketë rënie në rikthim. Në fund të debatit ata bënë një përpjekje për të zbutur tonet para se 50 Cent të bënte dhe një deklaratë tjetër të fortë. Ai tha që të gjithë të bëheshin gati pasi seriali i tij i ri Black Mafia Family shumë shpejt do të zëvendësonte “Empire”. Kjo ama mbetet për t’u parë.

Ashtu siç pritej dhe siç ndodh gjithmonë në këto raste, postimet e tjera u fshinë.

Article Logic
Execution time: 0.004033088684082